Brajan Gruda i pafat, dëmtohet dhe largohet nga grumbullimi i Gjermanisë

Brajan Gruda është larguar nga grumbullimi i Gjermanisë pasi ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e fundit të “Panzerave”.
Klubi i Mainz bëri të ditur se talenti 20 vjeçar kishte pësuar një dëmtim dhe që nga mëngjesi i sotëm është larguar nga grumbullimi, për të nisur fazën e rikuperimit.
Sipas klubit, situata e tij aktuale nuk do ta pengonte që ai të kthehej në kohë për fillimin e stërvitjeve me klubin për sezonin e ri, gjë që linte të kuptohej se gjendja e tij nuk ishte shqetësuese.
Gjithsesi, për lojtarin me origjinë shqiptare kjo ishte një goditje në vetvete, pasi shpresonte të ishte pjesë e Gjermanisë të paktën deri në ndeshjen miqësore ndaj Greqisë, e pse jo, edhe të kishte shansin të bënte debutimin në atë sfidë.
Ai u ftua si lojtar shtesë për pak ditë fillimisht nga trajneri Julian Nagelsman, i cili më pas vendosi që ta mbante më shumë në stërvitje, derisa të shpallte listën përfundimtare të atyre që do të luanin në Europian.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


