
Broja rrezikon dy ndeshjet e Kombëtares, trajneri i Everton: Ja kur mund të rikthehet sulmuesi

Aventura e kombëtares tonë drejt ëndrrës për të marrë pjesë në finalet e një Kupe Bote për herë të parë po afron, teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga sfida e parë e eleminatoreve, atë që kuqezinjtë tanë do të luajnë ndaj kombëtares angleze në “Wembley”.
Në pritje të njohjes së listës përfundimtare nga ana e teknikut Sylvinho, duket se një nga dilemat më të mëdha të brazilianit mbetet sulmuesi i Everton, Armando Broja.
Për të kuptuar më shumë mbi gjendjen e shtatlartit të repartit ofensiv të përfaqësues tonë, ka menduar vetë tekniku i ekipit anglez, David Moyes, që në konferencën për shtyp para ndeshjes që Everton do të luajë ndaj Wolves, për javën e 28 në Premier League, u ndal të fliste edhe për situatën e riaftësimit të Brojës:
“Broja po stërvitet. Ai ende nuk po kryen stërvitje të plotë me grupin, por ne shpresojmë se mund ta kemi të gatshëm ndoshta pas pauzës për ndeshjet e ekipeve kombëtare. Por ka edhe një mundësi tjetër të vogël, që ai mund të riaftësohet edhe javën e ardhshme.
Megjithatë ne si staf teknik jemi në pritje të sinjaleve që do të na japin mjekët e skuadrës tonë. Nëse unë do të bëja një parashikim, mendoj se Broja do të na bashkohet plotësisht pas pauzës së kombëtareve”.
Kujtojmë që Armando Broja nuk luan një ndeshje zyrtare që prej 9 Janarit, aty ku doli i dëmtuar në mesin e pjesës së dytë nga sfida ndaj Peterborough e vlefshme për FA Cup.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128