Bundesliga/ Dortmund merr fitoren e dytë radhazi, zhgënjen Leipzig
1 Mars 2025, 19:35 / SPORT

Dortmund regjistron fitoren e dytë radhazi në Bundesligë. Verdhezinjtë mundën 0-2 ST. Paulin, në ndeshjen e luajtur në Hamburg.
Goli i parë i ndeshjes mban firmën e Guirassy në minutën e 50-të, ndërsa pak më vonë Adeyemi dyfishoi shifrat.
Pas kësaj ndeshje, Dortmund renditet në vendin e 10-të me 35 pikë, ndërsa ST Pauli e sheh veten në vendin e 15-të.
Në sfidat e tjera, zhgënjen Leipzig në shtëpi, teksa takimi ndaj Mainz përfundoi me shifrat 1-2. Bochum u imponua 0-1 ndaj Hoffenheim, në Vonovia Ruhrstadion.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


