Çalhanoglu larg Interit, zikaltërit i vënë syun pasuesit
8 Korrik 2025, 14:18 / SPORT

Duke qenë se Hakan Çalhanoglu mund të largohet nga Interi, zikaltërit nuk dëshirojnë që të gjenden të papërgatitur. Klubi nga Milano ka filluar kërkimet për gjetjen e pasuesit, teksa të reja të rëndësishme vijnë së fundmi.
Objektivi kryesor për “post-Calha” është Ederson, mesfushori i Atalantës, i cili dje mbushi 26 vjeç. Nuk pritet që bergamaskët të bëjnë lëshime, duke patur parasysh atë që ndodhi vitin e kaluar me Koopmeiners.
Për Ederson kalimi te Interi do të ishte një mundësi e mirë për karrierën e tij, me dëshirën e lojtarit që lehtëson disi tratativat.
Para se Interi të hidhet në sulm për brazilianin, klubi kërkon të përiftojë 30 milionë euro nga shitja e Calhanoglu te Galatasaray.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
