Casemiro bëhet “djall”, por tifozët nuk qetësohen, kërkojnë “kokën” e Glazer

Dështuan të afronin Frenkie de Jong dhe Rabiot, por “djajtë e kuq” godasin në shenjë në tentativën e tyre të tretë. Man.United ka bindur në kohë Real Madrid dhe Casemiro-n duke i vendosur në dispozicion trajnerit Ten Hag një luftëtar të vërtetë, 5 herë fitues i Champions League, 5 herë fitues i La Liga, një lojtar kampion dhe më shumë eksperiencë.
Real Madrid bën biznes të mirë në këto ditë të fundit të merkatos teksa arrin të shes një 30-vjeçar për 60 milionë paund, plus bonuse. Casemiro joshet në këtë mënyrë nga “djajtë” pasi për të kjo pritet të jetë marrëveshja e fundit e rëndësishme. Braziliani do të firmos një kontratë 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit, nga ku do të përfitojë 18 milionë euro në sezon. Casemiro do të zbarkojë në “Old Traford” në fundjavë ku do ti nënshtrohet testeve mjekësore.
Afrimi i Casemiro-s, nuk mbyll merkaton e as nuk qetëson atmosferën në radhët e United pasi tifozët vijojnë ti bëjnë presion Glazer-it duke i kërkuar këtij të fundit të shes aksionet e klubit.
Po ndodh...
ide
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Gen Z
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

