Champions, Guardiola: Ja kush janë dy rivalët tanë

Manchester City fitoi sërish 3-1 kundër danezëve të Copenhagenit dhe u kualifikua në çerekfinalet e Championsit me rezultatin e përgjithshëm 6-2.
Për të shtatin vit radhazi! Ecuri që bën krenar trajnerin Pep Guardiola, i cili Pas suksesit në “Etihad” u shpreh:
“Jemi në garë me Realin dhe Bayernin. Nuk e dimë me kë do të përballemi, por le të shohim se çfarë do të na rezervojë shorti. E rëndësishme është që kualifikohemi në çerekfinale prej 7 vitesh radhazi. Sot jemi shumë të respektuar si skuadër. Përpara se të mbërrija te City, ne nuk besonim se do të kishim arritje të tilla. Është çështje kohe, është një proces. Drejtuesit dhe të gjithë në klub më dhanë kohën e duhur. Ne jemi një skuadër që besojmë se mund ta fitojmë përsëri Championsin“.
Citizens fituan edicionin e kaluar trofeun me veshë për herë të parë në histori. Sukses që tifozët e pritnin prej një jetë, ndërkohë që Guardiola prej vitit 2011.
Kur regjistroi edhe suksesin e dytë si trajneri i Barcelonës. Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich dhe PSG janë katër skuadrat e kualifikuar deri tani në fazën çerekfinale.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


