Champions/ Liverpool “torturon” Leverkusen, Milani i jep leksion Realit në “Bernabeu”

5 Nëntor 2024, 23:02 / SPORT ALFA PRESS

Champions/ Liverpool “torturon” Leverkusen, Milani i jep leksion

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve kanë dhuruar disa rezultate shumë interesante, ku bien në sy humbje të skuadrave të njohura e më pretendime për trofeun.

Real Madridi, kampon në fuqi, është mposhtur në shtëpi 1-3 nga Milani, që i ka dhënë një leksion skuadrës së Ançelotit.

Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin pikërisht italianët të cilët filluan festën në minutën e 12’-të falë golit të Malick Thiaw, mirëpo nuk zgjati shumë dhe vetëm 9 minuta më vonë “ylli” brazilian Vinicius Junior barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Por më pas, djemtë e tekniku Paulo Fonseca arritën të gjejnë edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës fillimisht në minutan e 39’-të falë spanjolli Alvaro Morata e më pas në minutën e 73’-të, falë mesfushorit holandez, Tijjani Reijnders, teksa fantastik në të dy golat e “Djajve” ishte edhe “ylli” Rafael Leao, i cili dhuroi pasimet deçizive.

Po të njëjtin fat, por në transfertë, kanë pësuar edhe pretendentët e Manchester City-t të cilët janë mposhtur 4-1 nga Sportingu i drejtuar nga Rubven Amorim, trajneri i ardhshëm i Manchester United.

Një fitore domethënëse ishte edhe ajo e Liverpool që ka masakruar me shifrat 4-0 Bajer Leverkusenin e Alonsos, duke mbetur skuadra e vetëm me pikë të plota pas 4 ndeshjesh.

Të gjithë golat erdhën në pjesën e dytë teksa ishte kolumbiani Luis Diaz, i cili dërgoi tre herë topin në rrjetë, në minutat 61’, 83’ e 92’, ndërsa goli jetër për djemtë e Arne Slot erdhën nga këmbët e “tulipanit” holandez Cody Gakpo përkthen më së miri në gol një pasim perfekt të “faraonit” egjiptian, Mohamed Salah, në minutën e 64’-t.

Falë këtij rezultati, Liverpool ngjitet në vendin e parë të renditjes me pikë të plota (12) pas 4 javëve të para, ndërsa Bayer Leverkusen mbetet në vendin e 9-të me 7 pikë.

 

Po ndodh...

ide