Champions/ Zhegrova me shokë gjunjëzojnë Mourinhon, Lille eliminon Fenerbahcen
13 Gusht 2024, 23:15 / SPORT
ALFA PRESS
Lille i Edon Zhegrovës ka siguruar kalimin në Play off të Ligës së Kampionëve duke eliminuar në fazën e tretë të kualifikueseve Fenerbahcen.
Ka përfunduar shpejt kështu aventura e Mourinhos në Champions League me skuadrën turke, në një ndeshje dramatike në “Şükrü Saracoğlu”.
Në takimin e parë, francezët fituan 2-1 me golin e dytë të realizuar nga Zhegrova, ndërsa takimi i kthimit u mbyll 1-0 në kohën e rregullt pas një autogoli në minutën e 91-të duke çuar ndeshjen në shtesë.
Në minutën e 109, skuadra franceze mbeti me një lojtar më pak, por nuk u dorëzua. 4 minuta nga fundi, Lille fitoi një penallti tejet të diskutueshme për prekje të topit me dorë, të cilën e ktheu në gol amerikani David, duke vulosur eliminimin e Fenerbahce-s.
-
Nuk ka qetësi, riaktivizohen 4 vatra zjarri në Malin e Thatë
13 Gusht, 23:10 -
Ramën dhe Berishën i bashkon (edhe) lufta kundër Bashës!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128