Dani Olmo firmos me Barcelonën, katalanasit i vendosin klauzolën e “çmendur”
9 Gusht 2024, 17:38 / SPORT

Dani Olmo që shkëlqeu në Euro 2024 me Spanjën lë Leipizig duke firmosur me Barcelonën një kontratë deri në verën e vitit 2030.
Olmo i kushtoi katalanasve 47 milionë euro, por duke përllogaritur edhe bonuset kjo shifër shkon në 60 milionë euro.
Ajo që bën më shumë përshtypje në këtë kontratë është klauzola e lirimit. Kështu, kushdo klub që do të tentojë të transferojë olmon para vitit 2030, do të duhet të derdhë në arkat e Barcelonës plot 500 milionë euro.
Me këtë shifër, bluagranat kërkojnë të qëndrojnë të qetë sa i takon të ardhmes së 26-vjeçarit, pasi synojnë të nisin së bashku me të një projekt që do ta rikthejë skuadrën sërish pretendente kryesore në Spanjë dhe Europë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
