De Biazi komenton formacionin e kombëtares në Euro2024: Më vjen keq për Cikalleshin

Ish-trajneri i Shqipërisë, Giani De Biasi, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku shprehu suportin e tij për Kombëtaren shqiptare. Ai tha se në Euro2024 midis skuadrës që ka pasur në drejtim për pesë vite dhe vendit të tij, do të zgjidhte Shqipërinë.
“Le të themi 51% do të jem tifoz me Shqipërinë dhe 49% me Italinë. Kjo është e vërtetë sepse kam kaluar 5 vjet në Shqipëri dhe bëmë atë gjysmë mrekulli. Jam një tifoz i madh i Shqipërisë dhe do të shkoj ti shoh dhe i uroj shumë fat” tha De Biasi
Për sa i përket zgjedhjes së formacionit të Kombëtares ai tha se i vjen keq për Cikalleshin që u la jashtë, por vendimi i përket vetëm trajnerit.
“Sa i takon emrave nuk dua të ndërhyj sepse është një zgjedhje personale e trajnerit. ai i ka bëtë këto zgjedhje sipas bindjeve të tij. Për Cikalleshin më vjen keq pasi është një lojtar që kam punuar dhe ka që ka maturinë e duhur në fushë. kjo mund të jetë e rëndësishme nga këndvështrimi i eksperiencës së tij, por nëse Silvinjo ka bërë këto zgjedhje atëherë ai duhet të ketë pasur arsyet e tij. Uzunin nuk e kam parë sa është angazhuar, or në fund është trajneri që merr përsipër përgjegjësitë.”
-
Njihuni me lopën që kushton 4 milionë dollarë
5 Qershor, 14:05
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

