De la Fuente apel ekipit të tij: Plani i Spanjës me Bullgarinë, sulm dhe vetëm sulm

4 Shtator 2025, 14:56 / SPORT ALFA PRESS

De la Fuente apel ekipit të tij: Plani i Spanjës me Bullgarinë,

Asgjë e re nga fronti spanjoll. Në konfer encën e prag ndeshjes me Bullgarinë, trajneri i skuadrës, De la Fuente, ka folur për të gjithë duke zbërthyer në detaje skuadrën e tij.

Rëndësia e kësaj sfide është parësore. E dimë sa e vështirë është për shkak të kundërshtarit, atmosferës, kulmit të sezonit… Do të jetë shumë e vështirë dhe do të duhet të japim gjithçka”. Një nisje tipike për të kaluar më pas te detajet. Përsa i përket dy të sapombëriturve ka mjaftuar një fjali. “Carvajal dhe Rodrigo? Ata janë gati për të luajtur. Duhet t’i vlerësojmë”.

Një problem kanë qenë golat e pësuar nga skuadra spanjolle. “Për sa kohë që ne shënojmë edhe një gol më shumë… Por është e vërtetë që duhet të përmirësohemi në këtë drejtim, pa harruar potencialin e kundërshtarëve që kemi përballuar dhe se plani ynë i lojës është sulm, sulm, sulm. Por sigurisht që po mendojmë të jemi më vendimtarë në mbrojtje, por pa hequr dorë nga ajo që përfaqësojmë.” Një dedikim i veçantë për Pedrin dhe natyrisht edhe për majën e sulmit, apo si quhet ndryshe numri 9.

Pedri kudo që luan, na jep shumë. Luan kudo dhe unë nuk shqetësohem për atë pozicion. Nuk besoj te sulmuesit e rremë, besoj te llojet e ndryshme të sulmuesve. Ne kemi lojtarë shumë të mirë për atë pozicion”. Në fund qershia mbi tortë, Lamine Yamal: “E njoh që kur ishte 16 vjeç. Duhet të veprosh si trajner dhe jo si profesor.

Ai është shumë i pjekur dhe i përqendruar. Talenti i tij është i tillë që nuk mund të mos e mbështes, jo vetëm atë. Nuk më është dashur të jap asnjë paralajmërim. Sjellja e tyre është fantastike. Ata janë shembullorë. Ne i përmbahemi një ideje. Jemi shumë të qartë për atë që po bëjmë. Lojtari është gjithmonë në shërbim të ekipit. Ne të gjithë e dimë se çfarë duam të luajmë”. Një koment dhe për skuadrën bullgare. “Kohërat ndryshojnë. Bullgaria kishte lojtarë të klasit botëror. Është një vend me talent dhe cilësi, dhe sigurisht që i ka tani. Përsëritja e kësaj është e vështirë, por duhet të provosh”.

ILIEV – Nga ana e tij trajneri bullgar Ilian Iliev foli për ndeshjen dhe ndjenjat e ekipit të tij. Më pas ai e përqendroi një pjesë të mesazhit të tij te një nga emrat më të rëndësishëm në ekipin kombëtar spanjoll: Lamine Yamal. “Nuk ka asnjë ide për ta markuar atë. Janë dhjetë lojtarë shumë të mirë. Ideja është të kontrollojmë Spanjën, jo vetëm Lamin. Nuk kishim shumë kohë për t’u përgatitur, por “, shpjegoi ai, i vetëdijshëm për thellësinë e skuadrës spanjolle. Atmosfera në stadium do të jetë elektrizuese, megjithëse mund të prekë lojtarët që nuk janë mësuar me këtë lloj atmosfere”, pranoi ai. Lidhur me planin e lojës, Iliev u shpreh. “Nuk kam asgjë ndryshe për të thënë. Lojtarët e dinë kundër kujt po luajnë”. Trajneri pranoi rëndësinë historike të ndeshjes: “Për këdo në pozicionin tim, do të ishte më e rëndësishmja e karrierës së tij. Dhe them të njëjtën gjë për lojtarët. Jemi shumë të qartë se si luan Spanja. Ata dinë të vuajnë, por ne do të përpiqemi t’i afrohemi asaj që bënë Franca dhe Holanda për t’i bërë ata të vuajnë. Kam disa dyshime rreth formacionit titullar deri në fund.

Po ndodh...