Dëmtimi i rëndë në kokë, ish-futbollisti i Bayern Munich ndërron jetë

Bayern Munich ka dhënë një lajm të trishtë këtë të enjte. Ish-futbollisti i skuadrës gjermane, Jiaxuan Guo, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare.

Futbollisti kinez pësoi një dëmtim të rëndë pak javë më parë, gjatë një ndeshjeje miqësore në Spanjë. Ai u godit me gju në kokë nga një kundërshtar dhe dëmtimi rezultoi fatal, duke i marrë jetën, pas disa javëve përpjekje.
Jiaxuan Guo ishte pjesë e Bayern Munich në Kupën e Botës për klube në vitin 2023, pasi bavarezët e kanë në traditën e tyre t’i marrin lojtarë të talentuar në këtë garë.
“FC Bayern është në zi për ndarjen nga jeta të Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të skuadrës sonë në Botëror, i cili ka vdekur në moshën 18-vjeçare në vendlindjen e tij, Kinë. Ai ndërroi jetë pas një dëmtimi të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt. Mendimet e klubit janë me familjen dhe miqtë e tij.
Qendërmbrojtësi ishte pjesë e skuadrës së FC Bayern në 2023 në Botërorin e Klubeve, e cila u jep lojtarëve të talentuar nga e gjithë bota mundësinë për t’u shfaqur për futbollin profesionist. Jiaxuan gjithashtu përfaqësoi Kinën në nivelin e të rinjve”, thuhet në komunikatën e Bayernit.
Më 6 Shkurt 2025, gjatë një ndeshje miqësore midis ekipit U-20 të Pekinit dhe skuadrës spanjolle RC Alcobendas në Madrid, Guo u godit në kokë nga gjuri i një lojtari kundërshtar. Kjo i shkaktoi atij një dëmtim të rëndë, si hemorragji subaraknoidale, një lloj i rrallë goditjeje i shkaktuar nga gjakderdhja në tru.
Ekipet mjekësore të urgjencës e dërguan atë në një spital të Madridit, ku u zbulua se ai kishte humbur të gjithë funksionin e trurit. Pas disa javëve përpjekje, Jiaxuan Guo ndërroi jetë më 19 Mars në Kinë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





