Detajet/ Immobile shok skuadre me Muçin, Lacio pranon ofertën e Besiktas
10 Korrik 2024, 20:07 / SPORT

Lacio ka arritur marrëveshjen me Besiktas për transferimin e Ciro Immobiles.
Sipas asaj që raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, Lacio ka vendosur të pranojë ofertën e Besiktas mbi bazën e rreth 3 milionë eurove.
Ciro Immobile do të nënshkruajë një kontratë që do ta lidhë me klubin turk deri në vitin 2026 ku do të fitojë 6 milionë euro neto në sezon.
Një aventurë e nisur në vitin 2016 i afrohet kështu fundit, pasi Immobile u bë jo thjesht kapiten i bardhekaltërve, por edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në të gjithë historinë e klubit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
