Dinamo, Daja: Ky kualifikim na jep kënaqësi, kemi rrugë përpara

Ilir Daja, tekniku i Dinamos, analizoi fitoren 0-4 ndaj Skënderbeut dhe kualifikimin në Kupë.
“Natyrshëm që nëse shkon në gjysmëfinale është kënaqësi. Në momentin që jemi duhet të shikojmë dhe rikuperimin e lojtarëve. Kualifikimi ka gjënë e mirë se me 2-3 ndeshje merr trofeun, por dhe problem tjetër që për momentin e kemi pak shqetësues. Kemi një kontigjent jo të plotë. Dita sot është futur i sforcuar, kërkoi ndërrim sepse ndjeu sërish dëmtimin. Në një anë është kënaqësia që shkojmë në gjysmëfinale, është kualifikim me kosto. Duhet të jemi të kujdesshëm për të përballuar vazhdimin e kampionatit dhe të Kupës së Shqipërisë.
Bregu ishte ndërrim i detyruar, ka ndjerë dhe ai shqetësim. Parim i stërvitjes është dhe vazhdueshmëria. Kur ke dëmtim, shfaqen më shpesh. Dejvi ishte i detyruar se ndjente shqetësim në muskujt gluteus. Nani pothuajse nuk kishte më energji për të vazhduar. Të shkosh në rol tjetër, i duhet dhe atij kohë që të përshtatet.
Sigurisht që Skënderbeu ka kontigjent goxha të mirë lojtarësh. Të njëjtën gjë bëri dhe në ndeshjen e parë dhe shkoi drejt fitores 0-2. Ka dy gjëra, ul motivimin te pjesa jonë si Dinamo, lojtari kur nuk sheh grup të kompletuar ka motivim më të dobët, lojtarët në moshë të re punojnë në fazën e mbrojtjes. Mund të ishim skualifikuar se golin e kemi shënuar në minutat e fundit të pjesës së dytë”- tha ai.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


