Disfata e papritur për Bajernin, Kejn kritik: Na mungoi qëndrueshmëria

10 Mars 2025, 19:01 / SPORT ALFA PRESS

Disfata e papritur për Bajernin, Kejn kritik: Na mungoi

Një penallti e humbur dhe një karton i kuq ishin faktorët kryesorë në rezultatin përfundimtar që pa Bajernin të humbasë pikë ndaj një ekipi që luftonte për rënie. Disfata e gjigantëve nga Mynihu ndaj Bohumit erdhi si tronditëse.

Pavarësisht se është skuadra më e mirë, gabimet u kushtuan rëndë bavarezëve. Sulmuesi Herri Kejn shprehu pakënaqësinë e tij për mënyrën e mposhtjes. Ndërsa shifrat xG ishin 2.32 kundrejt 1.30 në favor të Bajernit, ishte Bohum që mori fitoren me rezultatin 2-3.

Në një intervistë pas ndeshjes, Kejn tha:

“Ne e filluam lojën mirë dhe bëmë gjithçka që na nevojitej për të marrë epërsinë. Më pas ata shënuan dhe vrulli u ndryshua. Pas kartonit të kuq, tregon se në këtë nivel duhet të qëndrosh i fokusuar për 90 minuta ose mund të ndëshkohesh dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi.

Jemi shumë të mërzitur për gjithçka që ndodhi në duelin me Bohumin, por koha të kalojmë fokusin ne përballjen e dytë kundër Leverksuen”, e mbylli Herri.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128