Djemtë e Zidanes sfidojnë njëri-tjetrin në Spanjë para babait: Luca merret me barelë

Në ndeshjen e Segunda Divizionit spanjol ndërmjet Kordobës dhe Granadës, e cila përfundoi 5-0 në favor të vendasve, ishte edhe një sfidë mes dy djemve të Zinedine Zidane, Luca (26 vjeç) dhe Theo (22), që të dy e nisën ndeshjen përballë babait të tyre, i cili ishte i pranishëm në tribunë.
Duhej të ishte një festë familjare, por për fat të keq, për Luca Zidane ndeshja shkoi keq, duke qenë se përveç humbjes, atij iu desh të linte fushën për shkak të dëmtimit. U tha se kishte një problem në kyçin e këmbës dhe u transportua me barelë, me babain e tij, që do të kontrollonte gjendjen e tij nga afër. Në Spanjë po flasin për një sezon që tashmë mund të ketë përfunduar për të.
Vetë Luca Zidane ka komentuar për L'Equipe: "Nuk e dimë saktësisht se çfarë është, por e lëndova veten kur u rrëzova. Mjeku dyshon për një frakturë të kyçit të këmbës që ndjeva duke u kthyer”.
Francezi mund të ketë edhe një dëmtim të tibias, por testet që do t'i nënshtrohet në Granada, do të mund të konfirmojnë ose përjashtojnë këtë mundësi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
