Dorashkë speciale me 4 gishta, portieri i klubit anglez bën heroin në Premier Ligë pas dëmtimit
22 Dhjetor 2024, 22:02 / SPORT

Aron Ramsdejl ka qenë protagonist i barazimit pa gola të skuadrës së tij, Sauthempton, përballë Fullhem me disa pritje spektakolare. Gjithçka falë një dorashke speciale që i mundësoi kthimin në fushë pas frakturës që pësoi në gisht.
Portieri mungonte që nga nëntori për shkak të dëmtimit që kishte pësuar, por duke veshur një dorashkë e cila kishte vetëm katër gishta, ia doli të kalonte me sukses këtë ndeshje të parë pas kthimit.
Pritjet e tij ndaj Aleks Iuobi dhe Henri Uillson, siguruan një pikë për Sauthempton që po vuan shumë në këtë edicion dhe është kandidat kryesor për rënien nga Premier Liga, duke marrë barazimin e dytë në 8 ndeshjet e fundit.
-
Teuta dhe Bylis ndajnë pikët në “Niko Dovana”
22 Dhjetor, 21:42 -
Liverpooli i pamëshirshëm, shkatërron Tottenhamin me rezultat “tenistik”
22 Dhjetor, 21:34
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


