Dueli special ndaj Serbisë, ja cili lojtar i Kombëtares përfundon në tribunë
11 Tetor 2025, 10:56 / SPORT

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e “jetës” kundër Serbisë. Nga kjo sfidë që do të startojë në orën 20:45, do të varet ëndrra që kuqezinjtë kanë për të shkuar në Botërorin 2026.
Ndërkohë është bërë i ditur numri i lojtarëve që do jetë sot në stol, 22. Ndërsa një lojtar do ta ndjekë sfidën nga tribuna sipas zgjedhjes së trajnerit Silvinjo.
Bëhet fjalë për fantazistin Nazmi Gripshi i cili udhëtoi nga Kazakistani ku luan me Astanën, për tju bashkuar Kombëtares.
Trajneri brazilian tregonte në konferencë se e ndiqte Gripshin prej disa muajsh, por tashmë ka vendosur që ende nuk është koha e tij për të luajtur në Kombëtare.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


