E bujshme/ Ronaldo dhe Princi i Arabisë po planifikojnë të blejnë klubin historik

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, po kërkon të blejë klubin e La Liga-s, Valencia, një nga skuadrat më të njohura spanjolle dhe me histori të pasur.
Në këtë proces, Ronaldo synon të bashkëpunojë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Sulmuesi i Al-Nassr është në kërkim të një partneri për të blerë Valencian dhe mund të arrijë një marrëveshje me Mohammed bin Salman në këtë drejtim.
Princi do të kontrollojë pjesën financiare të marrëveshjes dhe mund të bëhet zyrtarisht partneri i Cristianos.
Vlen të theksohet se fondacioni i drejtuar nga Mohammed bin Salman aktualisht zotëron edhe klubin anglez Newcastle.
Aktualisht, Valencia është në pronësi të biznesmenit nga Singapori, Peter Lim Eng Hock.
Ai e bleu skuadrën në vitin 2014, por vitet e fundit skuadra është përballur me probleme të mëdha me rezultatet e saj sportive. Këtë sezon, Valencia është në vendin e 18-të në La Liga pas 25 javëve.
Kjo tregon se skuadra është në rrezik të rënies nga kategoria.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


