E nisi karrierën te Tirana dhe përfundoi në të Parën, për talentin e përzgjedhur nga Silvinjo mbërrin oferta e papritur

30 Maj 2025, 13:12 / SPORT ALFA PRESS

E nisi karrierën te Tirana dhe përfundoi në të Parën,

Dijar Nikqi spikati në pjesën e dytë të sezonit me Lirinë e Prizrenit. Në Kosovë raportohet se për ish-sulmuesin e Tiranës ka mbërritur ofertë nga Uesterlo, që luan në elitën belge.

Nikqi e nisi karrierën te Tirana ku luajti për 50 ndeshje dhe shënoi 7 gola. 20-vjeçari u përzgjodh me disa lojtarë vendës nga Silvinjo në nëntorin e kaluar, për të marrë pjesë në disa seanca stërvitore. Asokohe ishte pjesë e Vorës.

Nikqi ka luajtur më parë edhe me Kombëtaren U-21. Tashmë mbetet për t’u vlerësuar kjo ofertë e papritur.

 

Po ndodh...