E rrallë para derbit me Milanin, probabiteti: Interi kampion

8 Mars 2026, 19:33 / SPORT ALFA PRESS

E rrallë para derbit me Milanin, probabiteti: Interi kampion

Derbi është gjithmonë derbi, por nuk do të jetë vendimtar për titullin. Kjo sepse mbeten edhe 10 javë të tjera për tu luajtur, megjithatë kompanitë e basteve janë të bindura, madje thuajse të gjitha në unison se titulli do ti takojë Interit në përfundim të Seria A.

Disa madje po shkojnë më tej, duke shpallur që tani se kush do të jetë kampion, një rast i pashëmbullt dhe që nuk ka ndodhur asnjehrë në Itali. Me njëmbëdhjetë ndeshje të mbetura (përfshi edhe derbin), ky është një veprim sensacional, i cili është mjaft i pashembullt në vitet e fundit. Prandaj, nuk ka nevojë të presim rezultatin e ndeshjes së vonë të së dielës në mbrëmje kundër Milanit, e lëre më sigurinë matematikore.

Sipas tregut të probabiliteteve, titulli kampion i Italisë është në duart e zikaltërve. Pra, nuk është e nevojshme të shqetësohen tifozët e Interit për dhe të jenë supersticiozë. Sipas analistëve, Interi ka afërsisht 95% shanse për të fituar ligën. Lautaro dhe shokët e tij të ekipit kanë pasur një ecuri fenomenale, me një skenar shumë të ndryshëm nga ai në fillim të sezonit 2025- 26, kur operatorët parashikuan që Napoli ishte favoriti për të fituar titullin (atëherë iu dhanë shanset 2.50), i ndjekur nga Interi (3.75). Megjithatë derbi është derbi dhe siç thuhet rëndom në gjuhën sporive nuk ka të favorizuar dhe të humbur, shanse gjithmonë janë 50 me 50, sidomos kur bëhet fjalë për Interin dhe Milanin që kryesojnë kampionatin italian.

Po ndodh...

ide