E trishtë/ Vetëm 43-vjeç, vd*s papritur presidenti i klubit të njohur gjerman

16 Janar 2024, 16:07 / SPORT ALFA PRESS

E trishtë/ Vetëm 43-vjeç, vd*s papritur presidenti i klubit

Hertha Berlin ka ndarë me tifozët lajmin e hidhur. Ditën e sotme ka ndërruar jetë presidenti i skuadrës, Kay Bernstein.

Një lajm i trishtë, pasi presidenti ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshë shumë të re, 43-vjeçare.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i kësaj vdekjeje të papritur të kreut të klubit gjerman që militon në Bundesliga 2.

“I gjithë klubi, komitetet dhe punonjësit e tij janë të habitur dhe thellësisht të tronditur. Familja Hertha mban zi me të mbijetuarit e Kay dhe mendimet e tyre janë me familjen, miqtë dhe shokët e tij gjatë kësaj kohe të vështirë. Kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

 

Po ndodh...