Edhe Igli Tare në garë, mediat italiane zbulojnë emrin e drejtorit të ri sportiv të Milanit

26 Mars 2025, 10:46 / SPORT ALFA PRESS

Edhe Igli Tare në garë, mediat italiane zbulojnë emrin e

Xhorxho Furlani duket se ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me drejtorin sportiv të Milanit për sezonin e ardhshëm, me zgjedhjen që thuhet se bie mbi Fabio Paratiçi.

Në fakt, sipas “Tuttosport”, administratori është njeriu i caktuar për kërkimin e drejtorit të ri dhe thuhet të ketë pasur më shumë se disa takime me ish-drejtuesin e Juves dhe Totenhemit. E përditshmja italiane njofton se është ai i përzgjedhur për të mbushur rolin i cili ka mbetur vakant që nga largimi i Paolo Maldinit.

Audicionet për këtë detyrë ishin planifikuar të fillonin këtë javë, me ish-drejtorin e Juventusit në krye të listës së kandidatëve së bashku me Igli Taren, por një takim i fundit me Fabio Paratiçi ka bërë që ky i fundit të jetë afruar shumë me Milanin.

Edhe nëse gjithçka zyrtarizohet në fillim të prillit, siç edhe pritet, Paratiçi nuk mund të gëzojë emërimin përpara qershorit, kur edhe skadon skualifikimi i tij për çështjen e fitimeve fiktive në bilanc, një vepër të cilin e kreu në kohët kur punonte ende me klubin torinez. Konfirmimi mbi italianin bën që edhe hipoteza “Tare” të bjerë përfundimisht. Shqiptari ishte i preferuar i Ibrahomoviçit, por ky i fundit nuk mori besimin e Kardinales për të bërë zgjedhjen, ndaj edhe Furlani zgjodhi ndryshe.

Për kronikë, duhet thënë se pikërisht Paratiçi do të jetë edhe përgjegjësi për zgjedhjen e trajnerit të ri. Me Alegrin që nëpërmjet mikut të tij ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me kuqezinjtë, zgjedhja për liderin e pankinës mund të bjerë te Konte nëse largohet nga Napoli, ose edhe te Fabregas siç shkruhej në numrin e djeshëm të “Panorama Sport”.

 

Po ndodh...