
Egnatia nuk ndalet në merkato, rrogozhinasit duan edhe ish-sulmuesin e kombëtares U-21

Dardan Vuthaj, sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë goditja e fundit e Egnatias në merkaton e kësaj vere.
Kampionët e Shqipërisë duan ta përforcojnë më tej skuadrën, me shpresën se aventura e tyre europiane do të vazhdojë edhe pas sfidës së sotme me Vikingurin në Ligën e Konferencës. Në shënjestrën e drejtuesve të Egnatias është një tjetër sulmues shqiptar, i cili është rritur sportivisht në Itali, ku edhe ka lindur.
Bëhet fjalë për Aristidi Kolajn, ish-lojtar i Kombëtares U-21 disa vite më parë. Ai luan si sulmues i djathtë në pozicion e tij natyral, por edhe si sulmues qendre, kështu që do t’i bënte punë trajnerit Edlir Tetova. Palët kanë pasur kontakte dhe ditët në vazhdim do të mësohet më shumë.
KARRIERA – Kolaj, 25-vjeç, e ka nisur futbollin me të rinjtë e Komos, për të kaluar më pas tek ata të Sasuolos. Karriera e tij ka qenë mes skuadrave të Serisë C dhe B në futbollin italian, si Pro Patria, Alesandria, Lumexane, Peskara dhe Sorrento.
Aktualisht është Peskara skuadra që ka në pronësi kartonin e sulmuesit dhe mbetet të shihet, nëse drejtuesit e Egnatias do të arrijnë ta marrin këtë futbollist, qoftë edhe në formë huazimi. Për sulmin rrogozhinasit kanë afruar gjatë merkatos së verës Bakajokon, ende i dëmtuar, si dhe Vuthajn vetëm pak ditë më parë, ndërkohë që është kthyer nga huazimi Redi Kasa. Lëvizjet e fundit të Egnatias në merkato lënë të kuptohet se Jurgens Montenegro nuk do të kthehet më në skuadër, edhe pse ka kontratë me rrogozhinasit.
-
Shpërthim i fuqishëm në kantierin e ndërtimit në Tiranë
1 Gusht, 08:22

Për paranojën dhe alibinë: "SPAK-u i partisë na e ka fajin"
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128