Egnatia, trajneri Tetova: Jam optimist, ndaj Skënderbeut japim maksimumin

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Skënderbeut.
“Gjendja është e mirë. Java ka qenë e balancuar. Nesër do të mungojnë Aleksi, Malota dhe Ndreca, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e gatshme.
Luajmë ndaj Skënderbeut dhe jo vendit të fundit në kampionat. Kundërshtari nuk e meriton pozicionin që ka në klasifikim me atë që ka treguar në fushën e lojës.
Nuk më intereson aspak se çfarë presin të tjetër, unë jam gjithmonë i fokusuar te skuadra ime. Gjëja që i druhem më shumë është të mos kemi të gjithë kontigjentin e plotë.
Gjithmonë mundohem të bëj më të mirën me lojtarët që kam në dispozicion. Afrimet e janarit kanë akoma shumë punë për të bërë dhe ende nuk janë në më të mirën e tyre. Kemi kaluar edhe periudha gripale, por tanimë çdo gjë e kemi lënë pas.
Shënimi i golave te skuadra jona e ka titullin grup. Unë personalisht mendoj se kemi bilanc pozitiv dhe shpresoj që të bëjmë të njëjtën gjë edhe ditën e nesërme”, tha Tetova.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


