Eintraht Frakfurt i shet mjekun e skuadrës klubit të Premier League

Në futbollin e sotëm, çdo gjë ka një çmim, edhe mjeku i skuadrës.
Një shkëmbim i pazakontë do të ndodhë në fund të këtij edicioni kur mjeku i skuadrës së Eintraht Frankfurt, do të zhvendoset në Angli, për t’iu bashkuar klubit të Brighton në Premier Ligë.
“Bild” bën të ditur se mjeku Florian Fab i skuadrës gjermane, do të shkojë në klubin anglez në verën e ardhshme, për të vazhduar punën e tij në Premier Ligë.
Por ai ka ende një kontratë në fuqi me Eintrahtin e kësisoj, Brighton është detyruar që të paguajë një shumë si dëmshpërblim për ta ndërprerë atë.
Raportohet se anglezët do të kalojnë mbi 200 mijë euro në arkat e Eintrahtit, duke regjistruar kështu transferimin e parë të këtij lloji për një doktor nga klubet e Bundesligës.
Pfab ka qenë pjesë e Eintrahtit që nga viti 2019 dhe njihet gjerësisht edhe për faktin se ka qenë ai që shpikur çamçakëzin “COVIDGUM që shërben si antiviral për sëmundjen.
Po ndodh...
Kështjella PD që u bë Mejhane e Berishës dhe kështjellë e Ramës
ide
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


