“Eksod” tek Anglia në prag të Ligës së Kombeve, 8 futbollistë lënë grumbullimin

Anglia luan këtë të enjte një ndeshje shumë vendimtare ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve, pasi në rast disfate në Athinë, duhet t’i thotë lamtumirë rikthimin në Ligën A.
“Tre luanët” kanë një pikë më pak se grekët dhe u duhet medoemos një rezultat përballë ballkanasve.
Por situata me të cilën përballet skuadra e drejtuar nga Li Karlsen nuk është nga më të mirat, për shkak të dëmtimeve apo formës së futbollistëve të ndryshëm.
Sot pasdite, Federata bëri të ditur se nga ekipi ishin tërhequr njëkohësisht 8 lojtarë për shkak dëmtimesh, teksa ishin ftuar 5 të tjerë.
Trent Aleksander-Arnold, Levi Colwill, Fil Foden, Jack Greilish, Cole Palmer, Aaron Ramsdale, Declan Rice dhe Bukajo Saka nuk janë paraqitur në grumbullim për shkak të dëmtimeve, edhe pse ishin përfshirë në listë.
Për të plotësuar grupin janë ftuar debutuesi Morgan Rogers si dhe Jarrod Bowen, Jarrad Branthwaite, Tino Livramento dhe James Trafford.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

