Erë ndryshimesh tek Juve, Agnelli pranë rikthimit, garë dyshe për stolin

12 Mars 2025, 13:18 / SPORT ALFA PRESS

Erë ndryshimesh tek Juve, Agnelli pranë rikthimit, garë dyshe

E ardhmja e Juventusit ditë pas dite po bëhet gjithmonë e më misterioze. Tashmë jo vetëm sa i takon emrit të trajnerit të ri, që pritet të ulet në stolin e “Zonjës së Vjetër”, por edhe sa i takon lëvizjve të mundshme në drejtimin e klubit torinez.

Ditën e sotme të përditshmet më prestigjoze italiane, janë hapur me lajmin e bujshëm se tek Juventus pritet të rikthehet Andrea Agnelli.

E nëse ky lajm do të konfirmohej, atëherë në pole position në garën për stolin e bardhezinjve emrat do të ndryshonin.

E ardhmja e trajnerit Thiago Motta në krye të stolit të Juventus është në dyshim, sidomos pas humbjes 0-4 ndaj Atalanta. Klubi i kërkon me çdo kusht kualifikimin në Champions League sezonin tjetër por edhe kjo mund të mos mjaftojë për të shpëtuar atë. Kështu me ardhjen e Agnellit dy janë emrat më të përfolur që mund të pasojnë italo-brazilianin në stol: Stefano Pioli dhe Roberto De Zerbi.

Duket se këta dy kandidatë janë më të besueshmit për të rikthyer “zonjën e vjetër” në elitën e futbollit italian. Emri i Gasperini nuk është marrë kurrë në konsideratë, ndërsa rikthimi i Conte nuk shihet me optimizëm nga Giuntoli. Emrat e tjerë, ato të Mancini dhe Tudor, nuk janë vlerësuar kurrë realisht. Për momentin, klubi do të vazhdojë me Thiago Motta dhe në qershor do të vlerësojë të ardhmen e tij.

Me pak fjalë, loja është e hapur dhe është e kufizuar në dy emra. Ose më mirë tre, në rast se Thiago Motta arrin ta përfundojë sezonin me një notë të lartë për të bindur Juventus të konfirmojë besimin tek ai. Fjalën e fundit mund ta thotë Andrea Agnelli, nëse ai do të rikthehet të drejtojë klubin më të titulluar në Itali, e sigurte do të jetë se tek skuadra torineze një erë e re ndryshimesh pritet të ndodhin.

Erë ndryshimesh tek Juve, Agnelli pranë rikthimit, garë dyshe

Erë ndryshimesh tek Juve, Agnelli pranë rikthimit, garë dyshe

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128