Euro 2024/ Belgjika, shkon në tre numri i lojtarëve të dëmtuar

Domenico Tedesco, trajneri i Belgjikës duhet të bëjë pa tre futbollistë në nisje të Euro 2024. Pas lëndimeve të Jan Vertongen dhe Arthur Theatre, edhe Thomas Meunier nuk do jetë gati për belgët.
Paçka lëndimeve, treshja do jetë e gatshme për Tedescon, por duket se do humbasin sfidën debutuese kundër Sllovakisë.
Munier është i fundit që pëson një lëndim dhe nuk do udhëtojë me ekipin, teksa e ka të sigurt mungesën në ndeshjen e parë, kjo për shkak të një lëndimi fizik.
Në një situatë të tillë Tedesco, trajneri i Belgjikës, vazhdon në rrugën e tij shumë kritike, duke pasur parasysh se si në krahasim me të gjithë trajnerët e përfaqësueseve të tjera ai zgjodhi të ftonte vetëm 25 lojtarë dhe jo 26, pavarësisht problemeve fizike të disa lojtarëve dhe dëmtimit të Meunier.
-
Begaj vizitë zyrtare në Kosovë, i ftuar nga Osmani, Kurti dhe Konjufca
11 Qershor, 18:27 -
“Euro 2024″/ Si mund ta kalojë Shqipëria grupin përmes vendit të tretë?
11 Qershor, 18:19
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


