Euro 2024, tifozët kuqezi sfidojnë shiun për të ndjekur stërvitjen e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e futbolli zhvilloi pasditen e kësaj të hënë seancën e dytë stërvitore në Gjermani, në prag të nisjes së Kampionatit Europian, EURO2024.
Të pranishëm për të ndjekur nga afër përgatitjen e “kuqezinjve” në Dortmund ishin shumë tifozë, të cilët nuk u ndalën as nga shiu për të shfaqur në këtë formë mbështetjen e tyre për Kombëtaren.
Hyrja e tifozëve për të ndjekur stërvitjen e kombëtares shqiptare këtë pasdite ishte e lirë.
Kjo ishte seanca e dytë stërvitore e “kuqezinjve” në tokën gjermane, pasi paraditen e sotme Kombëtarja ishte në fushën e blertë, ku nisi me punën.
I gjithë fokusi i lojtarëve dhe stafit teknik me në krye brazilianin Sylvinho, është te ndeshja e parë e Euro 2024, kundër Italisë që luhet më 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
E më pas ndeshja ndaj Kroacisë më 19 qershor në Hamburg dhe përballë Spanjës më 24 qershor në Dusseldorf.
-
Vrau me grusht inxhinerin, Apeli dënon me 18 muaj burg Rei Metën
10 Qershor, 18:06 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


