Fredi Beleri zgjidhet për t’iu bashkuar Parlamentit Evropian, ja reagimi i kryeministrit Rama
10 Qershor 2024, 17:53 / POLITIKË

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet pas zgjedhjeve evropiane.
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Rama është shprehur se “nuk ka koment” për rezultatin e zgjedhjeve, nga të cilat Beleri arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme për të qenë pjesë e PE-së.
Pyetje: Si e komentoni zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeptuet?
Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë.
Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

