Europa League/ Thriller për një pikë te Porto- United, bie Roma, Muçi asist me Besiktas
3 Tetor 2024, 23:01 / SPORT

Europa League luajti të enjten ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së ligës. Në Portugali, Porto- Manchester United ishte një thriller i vërtetë, me sfidën që përfundoi 3-3. Ekipi i Ten Hag realizoi me Rashford dhe Hojlund, por rezultati u barazua brenda pjesës së parë, falë Pepe dhe Aghehowa.
Në fillimin e pjesës së dytë, Aghehowa përmbysi shifrat. United dërgoi shifrat në 3-3 në fund me Maguire. Anglezët mbyllën takimin me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Bruno Fernandes në të 82’tën.
Roma pësoi disfatë 1-0 në Suedi ndaj Elfsborg. Goli i vetëm i sfidës mban firmën e Baidoo. Besiktas u mund 1-3 nga Frankurt. Për skuadrën turke, Muçi dhuroi asist.
Në Conference League, Chelsea kaloi 4-2 Gent.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
