Europiani në pikëpyetje/ Ylli kroat këput ligamentet, përfundon me urgjencë në sallën kirurgjikale
20 Shtator 2023, 19:37 / SPORT

Seanca stërvitore me Tottenham rezultoi fatkeqe për Ivan Perisic. Anësori i “Spurs-ave” u dëmtua ndërsa analizat e detajuara vërtetuan atë që i druheshin të gjithë. Perisic kishte këputur ligamentet e gjurit të djathtë teksa u dërgua menjëherë në sallën e operacionit.
34-vjeçari do të mungojë për pjesën më të madhe të sezonit ndërsa shpreson të rikthehet vetëm në dy muajt e fundit sezonal. Tashmë, objektivi parësor i ish-lojtarit të Inter është t’ia dalë të jetë pjesë e Kroacisë në fazën finale të Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani.
Ky dëmtim vendos në dyshim të gjitha planet e Perisic, që këtë sezon te Tottenham dukej se kishte rigjetur versionin e tij më të mirë duke u aktivizuar në të gjashta ndeshjet e skuadrës nga Londra.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
