Fitoi vendin e titullarit në Seria A, Alen Sherri i sjell fat Kaljarit: Vazhdojmë kështu
1 Dhjetor 2024, 09:04 / SPORT

Alen Sherri ka fituar vendin e titullarit te Kaljari pasi në tre takimet e fundit të Seria A është preferuar titullar.
Madje portieri i Kombëtares shqiptare ka rezultuar me fat, pasi Kaljari ka dy barazime në sfidat delikate me Milanin dhe Xhenoan, po ashtu dhe fitoren ndaj Veronës.
Pas sfidës së fundit, që u fitua me rezultatin 1 me 0 dhe porta e Kaljarit qëndroi e paprekur, Sherri ka postuar në rrjetet sociale.
“Shumë i lumtur për fitoren e parë dhe ndeshjen e parë pa pësuar gol. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Vazhdojmë kështu”, shkruan Sherri.
Falë paraqitjeve në tri sfidat e fundit, Kaljari aktualisht mban vendin e 12-të me 14 pikë në Seria A.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
