Flamurtari dhe Vora ndajnë pikët në duelin e mbijetesës
11 Prill 2026, 22:05 / SPORT

Flamurtari dhe Vora barazuan 1-1 në javën e 31-të të Superiores. Vora kaloi në avantazh në minutën e 6-të me golin me kokë të Luis Felipe pas një krosimi të Bardhit.
Flamurtari reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 13-të me Diavara, i cili realizoi pas një aksioni individual.
Pas dy golave të shpejtë, ritmi i ndeshjes u ul dhe rastet ishin të pakta. Në pjesën e dytë, skuadrat krijuan disa mundësi, por pa arritur të ndryshojnë rezultatin.
Në minutën e 53-të dhe 64-të, Flamurtari rrezikoi me Çantakias, ndërsa në minutën e 82-të Bardhi nuk gjeti portën.
Me këtë barazim, Vora ngjitet në vendin e tetë me 31 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet i fundit me 26 pikë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nga Ditmir Bushati
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
Nga Rebecca Solnit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128