Irani hedh poshtë pretendimin e SHBA-ve: Nuk kanë kaluar anije në Hormuz

11 Prill 2026, 22:45 / BOTA ALFA PRESS

Irani hedh poshtë pretendimin e SHBA-ve: Nuk kanë kaluar anije në

Ushtria iraniane ka hedhur poshtë pretendimin e SHBA-së për kalimin e dy anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit. Zëdhënësi i Shtabit Qendror të ushtrisë iraniane Khatam al-Anbiya shprehet se: “Pretendimi i komandantit të CENTCOM-it lidhur me afrimin dhe hyrjen e anijeve amerikane në Ngushticën e Hormuzit hidhet poshtë fuqishëm".

Aktiviteti dhe lëvizja e çdo anijeje është nën kontrollin e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit”, vijon ai.

CENTCOM deklaroi se dy anije amerikane “kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit dhe kanë operuar në Gjirin Arabik si pjesë e një misioni më të gjerë për të siguruar që ngushtica të jetë plotësisht e pastër nga minat detare të vendosura më parë nga Irani dhe Garda Revolucionare”.

Po ndodh...

ide