Zyrtarë të SHBA-së dhe Iranit takohen ballë për ballë në Pakistan, sinjale pozitive

11 Prill 2026, 20:13 / BOTA ALFA PRESS
Zyrtarë të SHBA-së dhe Iranit takohen ballë për

Sinjale optimiste po vijnë nga Islambadi, ku ka përfunduar raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i cili ka zgjatur më pak se dy orë.

Sipas ‘Associated Press’, duke cituar Shtëpinë e Bardhë, në negociata ka marrë pjesë edhe zv.presidenti amerikan JD Vance, i cili së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë ka zhvilluar bisedime ballë për ballë me delegacionin iranian.

Pas rreth dy orësh diskutimesh intensive, palët kanë bërë një pushim të shkurtër për darkë, përpara se të rifillonin sërish negociatat, në një proces që mbetet ende delikat dhe në zhvillim.

Ndonëse të dyja palët kanë mbajtur qëndrime maksimaliste në tryezë, janë vërejtur disa lëvizje pozitive në çështje kyçe. Mes tyre përfshihen tensionet lidhur me sulmet izraelite në Liban, çështja e zhbllokimit të aseteve iraniane, si dhe diskutimet mbi Ngushticën e Hormuzit.

Po ashtu, në tryezë janë trajtuar edhe pika të tjera të ndjeshme të marrëdhënieve dypalëshe. Disa zyrtarë kanë folur në kushte anonimiteti, pasi u është kërkuar të mos komentojnë publikisht mbi ecurinë e negociatave.

Bisedimet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me vëmendje zhvillimet në këtë proces me rëndësi të lartë gjeopolitike.

Po ndodh...

ide