Konflikti në Lindjen e Mesme/ Katari njofton se do të heqë të gjitha kufizimet e transportit detar

11 Prill 2026, 23:59 / BOTA ALFA PRESS

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Katari njofton se do të heqë

Ministria e Transportit e Katarit tha se lundrimi detar do të rifillojë plotësisht për të gjitha llojet e anijeve dhe mjeteve lundruese në Gjirin Persik nga e diela.

Në një deklaratë, ministria sqaroi se lundrimi do të lejohet nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 6 të pasdites për të gjitha llojet e mjeteve lundruese. Ndërsa anijet me leje peshkimi lejohen të lundrojnë gjatë gjithë ditës.

Ministria u bëri thirrje operatorëve të zbatojnë rregullat dhe të sigurohen që të gjitha pajisjet e kërkuara të sigurisë të jenë të disponueshme dhe funksionale para dhe gjatë udhëtimeve, në mënyrë që të ruhen nivelet më të larta të sigurisë për të gjitha udhëtimet.

Ende nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Irani, i cili kontrollon Ngushticën e Hormuzit. Njoftimi vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvillojnë bisedime në Pakistan që synojnë t’i japin fund luftës në Lindjen e Mesme.

Po ndodh...

ide