Florian Wirtz merr çmimin prestigjioz, lë pas Harry Kane

28 Maj 2025, 22:48 / SPORT ALFA PRESS

Florian Wirtz merr çmimin prestigjioz, lë pas Harry Kane

Mesfushori ofensiv i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, është shpallur Lojtari i Vitit në Bundesligë, duke lënë pas sulmuesin e Bayern Mynihut, Harry Kane, dhe Michael Olise, në një votim të zhvilluar mes vetë lojtarëve të kampionatit.

‘Ylli’ i ri gjerman, që ka qenë vendimtar në suksesin historik të Leverkusenit sezonin e kaluar, pritet të finalizojë transferimin te Liverpooli brenda javës së ardhshme, pasi ka vendosur klubin nga Merseyside si destinacionin e tij të parë.

Shoku i tij i skuadrës dhe mik i ngushtë, Jeremie Frimpong, tashmë ka kryer testet mjekësore me “The Reds” dhe është shumë pranë bashkimit me ta.

Sipas votimit të organizuar nga sindikata e futbollistëve profesionistë në Gjermani, 22-vjeçari i Bayer Leverkusenit mori më shumë vota, duke siguruar 29.1% të tyre, dhe u vlerësua si performuesi më i spikatur i sezonit.

Harry Kane mori 20% dhe Michael Olise me 17%, në një garë të fortë mes ‘yjeve’ të kampionatit.

 

Po ndodh...