Formacionet zyrtare Bayern Munich-Manchester City

Pas 1 ore Bayern Munich do të presë në “Allianz Arena”, “qyetarët” e Manchester City në “aktin e dytë” të çerek-finales së UEFA Champions League, në një ndeshje që pritet të dhurojë vetëm spektakël.
Përsa i përket formacionit, tekniku Thomas Tuchel ka vendosur të përdorë rreshtimin 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është vendosur “helveti”, Yann Sommer.
Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Joao Cancelo e Pavard, me qendrën që plotësohet nga De Ligt e Upamecano.
Para tyre në mesfushë janë vendosur Goretzka e Kimmich, ndërsa organizimi i aksioneve sulmuese i është besuar treshes, Coman-Musiala-Sana, me kamerunasi Eric-Maxim Choupo Moting të vetëm në “majën” e sulmit.
Në krahun tjetër, tekniku Pep Guardiola ka vendosur të përdorë rreshtimin e zakonshëm 3-2-4-1, ku në portë është vendosur braziliani Ederson e para tij Akanji, Ruben Dias e Nathan Ake.
Më të tërhequr në mesfushë janë Stones e Rodri, ndërsa në krahët e mesfushës janë Bernardo Silva e Grealish.
Më të avancuar janë De Bruyne e Gundogan, ndërsa në “majën” e sulmit të “qytetarëve” është “vikingu” Haaland.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128