FOTO/ “Shita makinën për t’iu parë duke mposhtur Shaqirin”, tifozi serb mbetet mes 4 rrugëve

3 Dhjetor 2022, 15:55 / SPORT ALFA PRESS

FOTO/ “Shita makinën për t’iu parë duke mposhtur

Humbja ndaj Zvicrës 3-2 ka shkaktuar shumë zemërim dhe zhgënjim në Serbi. Shumë tifozë bëjmë veprime të “çmendura” për të qenë në shkallët e stadiumit për të ndjekur nga afër kombëtaren e tyre.

I tillë është rasti i një tifozi serb, i cili nuk ka nguruar të shiste makinën për të shkuar në stadium me shpresën që këtë herë Xherdan Shaqiri do të dilte nga fusha i mposhtur. Për fatin e mirë të tifozëve shqiptarë dhe për fatin e keq të atij serb, Shaqiri dhe Xhaka dolën triumfator për herë të dytë ndaj Serbisë.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, tifozi serb kishte shkruar në fanëllën që mbante veshur “Kam shitur makinën time për të ardhur këtu, për të ju shikuar juve duke e mposhtur Shaqirin”, ndërsa tashmë i duhet të kthehet në shtëpi me transport publik.

FOTO/ “Shita makinën për t’iu parë duke mposhtur

 

Po ndodh...

ide