Futbolli Kolumbian në zi, humb jetën në fushë futbollisti 22 vjeçar gjatë stërvitjes

30 Nëntor 2022, 18:41 / SPORT ALFA PRESS

Futbolli Kolumbian në zi, humb jetën në fushë futbollisti 22

Një lajm i keq vjen nga Kolumbia , pasi 22-vjeçari Andres Balada, futbollist i Atletico Tucuman, ndërroi jetë pasi mjekët nuk arritën ta kthenin në jetë pasi u rrëzua gjatë stërvitjes.

Balanda, i cili ishte i huazuar te Atletico Tucuman nga Deportivo Cali dhe gjithashtu një ndërkombëtar me U23 të Kolumbisë, u ndje keq gjatë stërvitjes dhe u rrëzua menjëherë më pas.

Sigurisht që në momentin e parë ka pasur një shqetësim të madh për gjendjen e tij dhe më në fund fataliteti nuk është shmangur, pasi mjekët nuk kanë mundur ta kthejnë në jetë, pas transferimit të tij në spital, me gjithë përpjekjet e tyre.

“Na vjen keq t’ju informojmë për vdekjen e Andres Balandës. Tifozët e klubit janë thellësisht të pikëlluar sot. Sigurisht, ne mbështesim familjen, shokët dhe miqtë e tij”, tha një përfaqësues i Atlético Tucuman.

 

Po ndodh...

ide