Gafa e UEFA-s/ Sfida fillon në orën 20:45, por ndërkohë VAR-i anulon dy gola në ndeshjen Andorra-Shqipëri...

13 Nëntor 2025, 19:45 / SPORT ALFA PRESS

Gafa e UEFA-s/ Sfida fillon në orën 20:45, por ndërkohë

Një situatë e pazakontë ka ndodhur pak orë para ndeshjes Andorra-Shqipëri, e cila zhvillohet sot në orën 20:45.

Në faqen zyrtare të UEFA-s, ndeshja është shfaqur si e nisur katër orë përpara orarit zyrtar, duke ngjallur habi te tifozët dhe ndjekësit on-line.

Ajo që e bëri situatën edhe më befasuese është fakti se në seksionin e ndeshjes u publikuan tre ndërhyrje të VAR-it, sikur takimi të ishte në zhvillim. Në dy prej tyre, sipas postimeve të UEFA-s, VAR-i kishte anuluar gola, duke krijuar përshtypjen e një takimi që po luhej në kohë reale.

Natyrisht, bëhet fjalë për një gabim teknik të faqes së UEFA-s, ku mësohet se editorët kanë testuar sistemin e postimeve për situatat e ndeshjeve, duke i publikuar aksidentalisht edhe për publikun.

Ndërkohë, sfida mes Andorrës dhe Shqipërisë pritet të nisë në orarin e parashikuar, në 20:45, dhe është pjesë e kualifikueseve drejt Kampionatit Botëror 2026.

Një “gafë” që ka bërë xhiron e rrjeteve, por që ndoshta i ka sjellë pak buzëqeshje tifozëve përpara duelit të vërtetë në fushë.

 

Po ndodh...