Gjeorgji-Shqipëri/ 3 ndryshime në formacionin kuqezi, njihuni me rreshtimet zyrtare

14 Tetor 2024, 17:28 / SPORT ALFA PRESS

Gjeorgji-Shqipëri/ 3 ndryshime në formacionin kuqezi, njihuni me
Pas rreth 1 ore Kombëtarja jonë do të zbresë në fushën e “Mikheil Meskhi ” të Tbilisit, ku përballë tyre është Gjeorgjia vendase, në sfidën e vlefshme për xhiron e tretë të këtij edicion, të Ligës së kombeve ku padyshim kërkohet një rezultat i madh.

Sa i përket formacioneve, tekniku Sylvinho ka ngelur në “klasë” 3 lojtarë nga ndeshja e fundit teksa Hysaj, Kumbulla dhe Mirlind Daku do ta nisin ndeshjen nga stoli.

Sulmin këtë herë ndryshe nga ndeshja me Cekinë do ta udhëheqë Indrit Tuci, ndërsa Balliu zë vendin e Hysajt. Në qendrën e mbrojtjes partneri i Ismajlit do të jetë Arlind Ajeti.

Në krahun tjetër, tekniku Willy Sagnol i ka besuar sërish “yjeve” të tij, me portën që mbrohet nga i përhershmi Mamardashvili, ndërsa në sulm janë Kvaratskhelia e Mikautadze.

Gjeorgji-Shqipëri/ 3 ndryshime në formacionin kuqezi, njihuni me

 

Po ndodh...