Gjermania përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve, Nagelsman: Kimish kapiten, Nojer mund të rikthehet

Të papriturat në kombëtaren gjermane nuk kanë fund. Pas njoftimit të lamtumirës nga Manuel Nojer para disa ditësh, trajneri Julian Nagelsman në prononcimin para mediave e ka lënë të hapur pistën e rikthimit.
Është interesante se, sipas Nagelsman, nuk është e pamundur që Nojer të festojë një rikthim në ekipin kombëtar në të ardhmen.
RIKTHIMI – “Dera nuk është e mbyllur për asnjë nga lojtarët. Nëse u pëlqen, dera nuk mbyllet kurrë plotësisht, por mbetet gjithmonë e hapur në sport”, tha mes të tjerash “timonieri” i Gjermanisë. Aludohet prej “Bild” se Nojer projekton të jetë sërish në katërkëndëshin e përfaqësues në Botërorin 2026. Julian foli më tej për shiritin e kapitenit, teksa i është besuar Joshua Kimish. Ndërsa “Pancerat” përgatiten për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që do të mbahen këto ditë.
KAPITENI I RI – “Kemi emëruar tre kapiten të rinj. Joshua Kimish është kapiteni numër një, Antonio Rydiger dhe Kai Haverc janë pas tij. I gjithë grupi është dakord me këtë vendim. Ata kanë eksperiencën e nevojshme për të udhëhequr kombëtaren në kompeticionet elitare”.
PORTA – “Mark-Andre ter Shtegen është me meritë numri ‘1’ i ri. Ai ka treguar performancë të larta te Barcelona ndër vite dhe e meriton. E kemi të sigurtë katërkëndëshin, por gjithçka mund të ndodh në të ardhmen”, vijoi Nagelsman, e cila i jep sërish zë rikthimit të Nojerit në mënyrë indirekte.
KIMISH – “Për mua kapiteni është ai që përcjell mendimin e skuadrës tek ekipi trajner dhe jo anasjelltas. Joshua është një model absolut në mënyrën se si e kryen punën e tij. Ai është dikush që udhëheq rrugën dhe për këtë arsye është një pasardhës logjik i Ilkai Gyndoan. Kimish, gjithmonë i sinqertë dhe ju tregon drejtpërdrejt nëse diçka nuk shkon, gjë që unë e vlerësoj tek ai si person. Përveç kësaj, i plotëson edhe të gjitha kërkesat për një kapiten të mirë në aspektin sportiv. Ai ishte mbrojtësi i djathtë më i mirë në EURO dhe do të mbetet një mbrojtës i djathtë me ne.
SHPËRNDARJA E ROLEVE NË EKIP – “Tani i kemi ndryshuar pak detyrat. Ata janë pjesë në ndeshjet e shtatorit dhe në ndeshjet e ardhshme në thelb do të jenë rolet e lojtarëve të rregullt dhe zëvendësues. Me synimin për Kupën e Botës, ne duam të kemi një grup kryesor futbollistësh që zhvillojnë imazhin për veten, sikurse për të fituar ndeshjet. Të gjithë kanë shansin për të luajtur, por profili i rolit duhet të plotësohet, qoftë si lojtar i rregullt apo si zëvendësues”, theksoi trajneri i kombëtares gjermane.
PLANI TAKTIK – “Ne do të konsolidojmë rrugëtimin që bëmë në Kampionatin Europian, sepse kemi bërë shumë gjëra mirë. Por ne duam ta perfeksionojmë dhe jo ta komplikojmë. Javët e para të sezonit janë zakonisht më intensivet dhe ne nuk duam t’i lodhim lojtarët, veçanërisht jo në kokën e tyre. Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë një hap prapa kur bëhet fjalë për ndryshimet taktike”, përfundoi Julian Nagelsman. Gjermani përballet me Hungarinë në datën 7 shtator (Dyseldorf) dhe 3 ditë më vonë udhëtojnë në Holandë (Amsterdam), ndeshje të vlefshme për grupin A të Ligës së Kombeve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

