Gjimshiti sfidon Arsenalin, Gasperini: Janë ekipi i bukur
Atalanta e ka ende gjallë dëshirën për të mahnitur dhe prezantohet në startin e Ligës së re të Kampioneve si skuadra kampione në fuqi e Ligës së Europës. Kundërshtari i parë për kapitenin e Shqipërisë, Berat Gjimshiti, në stadiumin e rinovuar “Gewiss” është Arsenali i Artetës:
“Kemi disa vite që luajmë në Evropë”, komentoi me krenari në vigjilje trajneri Xhan Piero Gasperini. “Kjo vazhdimësi na ka lejuar të rritemi duke qenë se në Champions kemi qenë shpesh edhe kaluam nëpër grupe të vështira vitin e kaluar dhe patëm një rrugëtim fantastik. Por tani konkurrojmë në një garë me ekipe të nivelit më të lartë”.
Italianët vijnë në këtë ndeshje pasi arritën një fitore të vuajtur ndaj Fiorentinës: “Fitorja i jep moral skuadrës, të bësh një përmbysje është shenjë rritjeje dhe skuadra është gjithmonë shumë kompakte dhe e pranishme në fushë”.
Arsenali i frikshëm mbërrin në Bergamo: “I vlerësoj shumë ‘Topçinjtë’, janë kompaktë dhe të organizuar dhe rezultatet flasin për ta. Nuk ka favorit, do të flasë fusha, por nuk duhet të mendojmë se jemi në të njëjtin nivel me këto skuadra. Unë nuk e njoh personalisht Artetën. Si trajner e vlerësoj shumë, sepse Arsenali është një skuadër e bukur për t’u parë. Ne patjetër duhet të fitojmë pikë kundër të gjithëve”.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128