Gol në 'frymën e fundit', Leverkusen i pamposhtur në Bundesligë! Tri pikë dhe për Frankurt

Bundesliga gjermane e futbollit luajti pesë nga gjashtë ndeshjet e sotme të vlefshme për raundin e 17-të. Kryesuesit e Bayer Leverkusen nuk njohin humbje këtë sezon, ndërsa edhe për vitin 2024 kanë marrë suksesin e parë. "Aspirinat" nuk e patën të lehtë në udhëtim, duke fituar 0-1 kundër Augsburgut. Goli i Palacios në "frymën e fundit" dhe konkretisht në të 90+4 minutë bëri që Xabi Alonso të shohë nga trofeu, duke vijuar në pozicionin e parë.
Tri pikë edhe për Eintracht Frankfurtin, që fitoi 0-1 kundër Leipzig. Knauff në minutën e shtatë të ndeshjes ishte deçiziv për të tijtë, me miqtë që sigurojnë një sukses që i mban në vendin e pestë. Tre duelet e tjera u mbyllën në barazim, teksa në 18:30 luhet Darmstadt - Dortmund.
Bundesliga, java 17-të:
Augsburg 0-1 Bayer Leverkusen (Palacios 90+4')
Koln 1-1 Heidenheim (Selke 29' / Beck 55')
Freiburg 0-0 Union Berlin
Mainz 1-1 Wolfsburg (Uidmer 61' / Cerny 12')
Leipzig 0-1 Eintracht Frankfurt (Knauff 7')
18:30 Darmstadt - Dortmund
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
