Grupimi ”Illyrian Elite” hyn në stadium, thirrje FSHF-së: Ku janë biletat tona?!
19 Mars 2024, 17:04 / SPORT

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në stërvitjen e pasdites të Kombëtares shqiptare.
Grupimi i tifozëve “Illyrian Elite” ka shkaktuar një situatë të veçantë teksa ka hyrë me forcë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Ata kanë shpalosur një parullë që i kushtohej FSHF-së. “Padrejtësi dhe neglizhencë, ku janë biletat tona”, shkruhej në këtë mesazh të shpalosur nga ky grupim në tribunat e një prej stadiumeve të kompleksit.
Më pas, ata kanë ndezur flakadanë dhe kanë nisur koret e tyre të pashqetësuar, teksa në fushën tjetër vazhdonte stërvitja e Kombëtares nën urdhrat e trajnerit SIlvinjo.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

