
Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Manchester City është në kërkim të një trajneri dhe Pep Guardiola ia ka "vënë syrin" gardianit të PSG-së, Gianluigi Donnarumma. Kërkesat e shumta për Ederson nga Arabia Saudite dhe shuma prej 50 milionë eurosh e ofruar, ka bërë që City të kërkojë portier të ri pasi kërkon të shesë brazilianin.
Është "Daily Express" në Britani që bën me dije se Guardiola ka besim te aftësitë e italianit Donnarumma dhe e kërkon në ekip. Gigio prej 2021 është pjesë e PSG-së dhe ka kontratë deri në verën e 2026, teksa francezët nuk e lëshojnë lirë.
Afro 60 milionë euro kërkon PSG për të lënë të lirë portierin, që nga ana e tij nuk do kërkonte një lëvizje për një pagë sezonale më pak se 12 milionë euro, aq sa paguhet në Paris.
Sigurisht që sheikët nga Arabia nuk i tremb kjo shifër, që mbi të gjitha kërkojnë të "blindojnë" katërkëndëshin dhe të kënaqin Guardiolën.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128