
“I kam merituar vërshëllimat e tifozëve”, Asllani flet pas humbjes me Anglinë: Kam biseduar me Silvinjon për rolin në fushë, e ndjej veten më shumë…

Kristjan Asllani ka folur dje gjatë për mediat italiane pas ndeshjes që Shqipëria humbi ndaj Anglisë. Më saktësisht, ai ka folur për “SportMediaset” pas duelit, duke u ndalur më shumë te situata e tij te Interi.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka pranuar se nuk ka dhënë ende maksimumi e tij me fanellën zikaltër dhe ndoshta meritonte vërshëllimat e tifozëve, por jo agresivitetin që ata kishin shfaqur kundër tij.
Në fund, kishte edhe një koment për Kombëtaren, duke kujtuar se nuk po luan në rolin e preferuar të tij, pasi Silvinjo kërkon një lojtar para mbrojtjes që nuk sheh aq shumë në fazën ofensive.
“Gjithmonë e kam thënë që jam tifoz i Interit, por nuk dua të rri këtu dhe të bëj premtime sepse tani është e kotë. Mendoj që të përfundoj sezonin një herë. E ardhmja? Kur erdha këtu e bëra sepse e shihja veten për shumë vite me ngjyrat zikaltër dhe shpresoj ende të qëndroj për shumë vite si zikaltër. Por në futboll nuk i dihet kurrë. Të shohim se çfarë do të ndodhë, tani kemi edhe këta dy muaj, do të mundohemi të japim maksimumin.
Tifozët më kanë vërshëllyer, nuk jam këtu për të thënë gënjeshtra. Sigurisht, nëse e kanë bërë, kanë pasur arsyet e tyre, nuk kisha luajtur mirë, i kam merituar vërshëllimat, i marr përsipër të gjitha gjërat negative. Por është edhe çështja që pas Superkupës ata ishin shumë agresivë me mua, nuk mendoja se e meritoja atë trajtim. Vazhdoj të punoj me qetësi, skuadra më qëndron pranë, kam një familje që më do, jam 23 vjeç, e di që mund të rritem. E di gjithashtu që në këto tre vite nuk i kam shfaqur shumë dhe shpesh cilësitë e mia.
E di edhe që të luash pak dhe të hysh nga pankina është pak e vështirë. Por nuk ka problem, kam pranuar ta bëj këtë, jam i lumtur që kam lojtarë të fortë përpara meje, si Hakan që është një mësues dhe vëlla, është e drejtë të mësosh prej tij. Siç ishte e drejtë të mësoja nga Brozoviç, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij. Por mendoj se jam gati sepse kam pasur një rrugë të mirë rritjeje.
Këtu në kombëtare, me Silvinjon, unë kam luajtur gjithmonë si mesfushor më i avancuar, pasi kërkon një organizator pak më mbrojtës. Më ka thënë gjithmonë që kam edhe karakteristika ofensive, pasi e njoh golin dhe asistin, ndaj për mua është në rregull. Kam folur me të, edhe pse e ndjej veten më shumë si regjisor. Jam i lumtur që marr edhe këto minuta, pasi bëjnë pjesë në rrugëtimin tim”, tha Asllani.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128